TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2024, 10:34

Tensionet në seancën plenare, deputët e PD nxjerrin karriget jashtë sallës së Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në seancën plenare, deputët e PD nxjerrin karriget
Tensionet në seancën plenare

Deputetët e opozitës që marrin pjesë në seancë plenare, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit duke mos lejuar mbajtjen e fjalimeve.

Kjo është pjesë e mosbindjes së tyre civile. Deputetët opozitarë janë mbledhur pranë foltores së Kuvendit duke tentuar të mos lejojnë zhvillimin normal të seancës.

Gjysma tjetër e deputetëve opozitarë nuk ndodhen në seancë plenare pasi janë të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.

Ndërkohë ata që u futën në sallë, dolën nga Kuvendi jashtë me karriget e tyre në duar. 

Deputeti i PD, Luan Baçi ka kthyer më pas karriget përmbys.

Deputetët e përjashtuar të opozitës sot janë rikthyer sërish në Kuvend, për të përsëritur skenarin e dy javëve më parë të përplasjes me forcat e Gardës.

Flamur Noka, Dash Sula, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani ishin sërish në krye të përballjeve me Gardën e cila edhe njëherë kishte rritur praninë e saj në dyert e Kuvendit, të përforcuar me një gardh metalik.

Fyerje dhe shtyrje ka pasur në drejtim të Gardës, e cila u cilësua nga deputetët opozitarë si në shërbim të regjimit të Ramës.

Opozita ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga mosbindja civile, teksa dy ditë më parë bllokoi për 3 orë me radhë 6 akse kryesore të vendit. 

Lini një Përgjigje