TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2024, 10:21

Pamfleti nën sulm kibernetik nga banda e Forex dhe call- center’ve

Shkruar nga Pamfleti

Pamfleti nën sulm kibernetik nga banda e Forex dhe call- center’ve

Ka që mbrëmë që Pamfleti është vënë nën sulm nga një bandë shumë e rrezikshme e Forex, Bitcoin si dhe grabitës të qytetarëve të unionit evropian.

Banda, emrat e të cilëve Redaksia i disponon, fillimisht kanë shantazhuar që të mos vazhdojmë investigimin se deri ku shkojnë lidhjet e kësaj bande që funksionon si një grup i strukturuar kriminal në Tiranë dhe Dubai. Pasi kanë ndeshur në rezistencën tonë, kjo bandë ka angazhuar një çetë hacker-ësh, që po sulmojnë orë pas ore panelin e Pamfletit si dhe rrjetet sociale, aplikacionet dhe gjithçka.

Njoftojmë lexuesit tanë se jemi më të motivuar se kurrë në luftën tonë për të drejtën dhe do t’i shkojmë deri në fund investigimit se deri ku shkojnë fijet e këtij rrjeti kriminal që përveç se vjedh e grabit përmes mashtrimit qytetarët e unionit evropian, një pjesë të parave po i hedh duke sulmuar mediat, madje edhe duke blerë vota...

Ndjesë të gjithëve që kanë hasur vështirësi të na lexojnë!

 

forex sulm kibernetik pamfleti call-center

Lini një Përgjigje