E ndërsa brenda vijon seanca e parlamentit ku Enkelejd Alibeaj kërkoi që t’u hiqet përjashtimi kolegëve demokratë, jashtë deputetët e tjerë të përjashtuar dhe të papërjashtuar të PD-së nuk janë lejuar të futen.
Duke parë këtë situatë, Kryeparlamentarja Elis Spiropali i është drejtuar deputetëve të opozitës duke u thënë se duhet të gjejnë një mënyrë që ata të jenë në sallën e Kuvendit dhe të ndalojnë përplasjet.
Ajo u shpreh se karriget u janë dhënë nga populli dhe jo për t’u djegur. Më tej ajo u shpreh:
'Ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo kohë, ama të ulemi në karriget që na kanë zgjedhur qytetarët, jo ti djegim. Për zjarrin që vënë të tjerë ju më mirë se kushdo e dini se kush është autor dhe arsyet, por duke mos i hyrë problemeve të brendshme tuajat, për të cilat edhe ju jeni bashkëvuajtës si ne të gjithë.', tha Spiropali.
Lini një Përgjigje