TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2024, 11:59

Qefalia ironizion Alibeajn: Sot më pyetën për ty, a është Enkelejdi ky që po qëllon me automatik?

Shkruar nga Pamfleti

Qefalia ironizion Alibeajn: Sot më pyetën për ty, a

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, ka treguar në Kuvend arsyen se pse u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme.

Në një replikë ndaj demokratit Enkelejd Alibeaj, Qefalia u shpreh se në SPAK u thirr për të dëshmuar për “21 Janarin”.

Ai ironizon duke thënë se në SPAK i treguan një foto duke e pyetur “A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?”. “Jo jo i thashë se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda”, vijon Qefalia.

“Enkelejd, isha në SPAK dhe dëshmova për 21 Janarin. Po ajo që më habiti, ishte se më thanë për një fotografi, më thanë ‘A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?’.

Jo jo i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda. Zotëri, se sa herë ndërron ngjyrën ti, herë Lul, herë Berishë, herë 1912, t’i mbetesh Enkelejdi, që vjen tani dhe të ka ardhur zëri pasi ikën këta për të folur.

Ne do i përgjigjemi SPAK-ut se kemi besuar te drejtësia, një drejtësi që do vendoset për të gjithë. Te ajo fotografia nuk ishe ti, se ishte veshur me një formë tjetër, ishe mbyllur atje brenda të ajo kështjella që vratë dhjetëra demonstrues”, tha Qefalia.

Lini një Përgjigje