TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2025, 18:09

Berisha 2 kërkesa për vizë, Kokalari zbulon sekretet: Klani i Saliut vazhdon me intelektin e tij të kufizuar të ofendojë inteligjencën tonë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha 2 kërkesa për vizë, Kokalari zbulon sekretet: Klani i

Aktivistja Evi Kokalari nuk i ndahet Sali Berishës lidhur me skandalin e lobimit për heqjen e sanksioneve dhe sigurimin e një vize amerikane.

 Në një reagim të ashpër, ajo i është rikthyer çështjes së sotme: dy letrat tashmë të publikuara në media, ku rezulton se Berisha – përmes kompanisë “Continental Strategy” – ka kërkuar dy herë nga Departamenti Amerikan i Shtetit leje për të udhëtuar drejt SHBA.

Për Kokalarin, kjo nuk është thjesht përpjekje diplomatike, por një “ndërhyrje elektorale” e rrezikshme dhe një mashtrim i hapur ndaj opinionit publik shqiptar, vetëm tre ditë para zgjedhjeve. Ajo akuzon Berishën se po përdor gazetarë të panjohur dhe lobistë të paguar për të krijuar një perceptim të rremë se ka pasur komunikim dhe aprovim nga autoritetet amerikane, ndonëse DASH dhe Ambasada Amerikane në Tiranë nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje.

Postimi i plotë

Meqenëse kjo letër është bërë tashmë publike, vlen të theksojmë se është nënshkruar më 28 mars, dhe klani Berishës me shpresë priti dhënien e vizës.

Dilnin të gjithë në TV dhe thoshin: “Në prill kemi një surprizë”; prilli erdhi dhe iku, dhe filluan të thoshin “javën e fundit të fushatës”.

Por edhe java e fundit erdhi dhe iku, dhe surprizë nga Amerika nuk pati; kështu që i vetmi opsion ishte t’u kërkonin dy prej gazetarëve të tyre (O’Neil se njeh njeri fare, me që ra fjala), të dalin dhe të postojnë se gjoja kanë folur ata me DASH, dhe DASH ka thënë se Berisha mund të udhëtojë.

Ky veprim është një ndërhyrje elektorale nga individë të paguar nga Sali Berisha – tre ditë përpara zgjedhjeve!

Ajo që vlen të përmendim është se DASH nuk ka asnjë deklarim zyrtar, dhe mbi të gjitha, gazetarë të tjerë të publikimeve më të njohura në Amerikë kanë kërkuar po të njëjtin informacion nga DASH, por DASH nuk u përgjigjet. Edhe Ambasada Amerikane në Shqipëri nuk i është përgjigjur.

Pse hesht DASH me gazetarët me reputacion shumë më të fortë se Caputo (O’Neil as nuk e llogaris), por “fliskërka” me këta që janë afër Chris LaCivita-s dhe Trujillo-s?

Ky është një mashtrim masiv i opinionit publik, dhe Chris që thotë se nuk ngatërrohet me DASH apo nuk flet në emër të administratës Trump, është në fakt duke mashtruar shqiptarët në fushatë, se vjen në emër të Trump-it, dhe i uron ditëlindjen shefes së kabinetit nga podiumi, kur nuk është as ditëlindja e saj.

Fatkeqësia më e madhe është se klani Berishës vazhdon me intelektin e tij të kufizuar të ofendojë inteligjencën e shumë prej nesh. Shqiptarët nuk janë budallenj, por super të zgjuar; thjesht kanë nevojë t’u servohet e vërteta.

Dhe e vërteta është shumë ndryshe nga çfarë serviret nga Berisha dhe platforma e dezinformimit të tij!

Lini një Përgjigje