TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2024, 18:59

Begaj uron Ursula Von der Leyen: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë me BE-në

Shkruar nga Pamfleti

Begaj uron Ursula Von der Leyen: Presim me padurim të vazhdojmë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj përmes një postimi  në rrjetin social X, ka uruar Ursula Von der Leyen me rastin e rizgjedhjes së saj Prsidente e Komisionit Evropian.

Begaj shkruan se do të vijojnë bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe BE-së, teksa punojnë për finalizimin e anëtarësimit të vendit drejt Bashkimit Europian.

"Urime Von der Leyen për rizgjedhjen si President i Komisionit Evropian! Ne presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë me BE-në ndërsa punojmë drejt finalizimit të anëtarësimit tonë", shkruan ai.

Ursula von der Leyen u zgjodh nga Parlamenti Europian me 401 vota pro, kundrejt 284 votave kundër. Presidentes së KE i duheshin mbi 360 vota që të zgjidhej për një mandat të dytë në krye të Komisionit Europian.

Ajo siguroi mbështetjen e 401 anëtarëve të Parlamentit Evropian në një votim në Strasburg të enjten, 40 më shumë seç i nevojitej.

Von der Leyen, e Partisë Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë, u zgjodh për herë të parë në vitin 2019. Ajo tani do të shërbejë edhe pesë vjet të tjera në krye të BE-së.

Teksa priste zyrtarizimin në krye të Komisionit Europian për një mandate të dytë pesëvjeçar, Ursula von der Leyen bëri publike prioritetet e saj ku një vend të rëndësishëm duket se do të ketë zgjerimi i BE-së.

Lini një Përgjigje