
Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 janarin. Lidhur me këtë deputetja e PD Dhurata Çupi, tha se procesi i hetimit nuk duhet që të politizohet, pasi atëherë nuk mund të jepet drejtësi.
“Është çështje e ndjeshme sepse janë 4 të vrarë dhe duhet që të jemi të kujdesshëm që procesi i hetimit nuk duhet që të politizohet. Nëse një çështje politizohet, atëherë nuk ka drejtësi, por ka padrejtësi”, tha ajo, në një intervistë për “Report Tv”.
Sa i takon votës së emigrantëve, Çupi tha se opozita ka qenë në krah të kërkesave të diasporës për të votuar në zgjedhje.
“Opozita ka qenë në krah të kërkesës së diasporës dhe kemi edhe një vendim të GJK. Opozita ka qenë në krah në grupin e dialogut e ka mbështetur kërkesën, ne kemi ndasitë tona me PS, ne jemi mësuar me deformime të rezultateve zgjedhore dhe opozita ka një qasje tjetër për të votuar diaspora. Diaspora duhet që të të votojë e lirë, çdo emigrantë që plotëson kushtet duhet të regjistrohet dhe ti jepet aksesi për të votuar, pa makinacione dhe pa filtra qeveritar”, tha ajo.
Disa demokratë kanë kërkuar që Berisha të mos jetë kandidatë për kryeministër në zgjedhjet parlamentare, por deputetja Dhurata Çupi nuk ndanë të njëjtin mendim.
“Nuk përfshihem në asnjë debat përveç asaj që parashikon statusi. PD ka kryetar Berishën dhe nuk ka pse të bëhet debat lidhur me këtë”, tha ajo.
Lini një Përgjigje