Kryeministri Rama nxitoi të postonte një foto duke ngrënë në Angli, mirëpo duket se nuk i ka treguar të gjitha. Personat që në fakt e kanë shoqëruar më pas janë tre filorusë. E kemi fjalën për Vuçiçin e Serbisë, Orbanin e Hungarisë dhe Rumen Radev të Bullgarisë.
Ka qenë Vuçiç ai që ka publikuar foton dhe ka dekonspiruar Ramën, edhe pse shprehet se ai ju bashkua nga fundi i kafes.
“Nuk do të ishim ne të tre nëse nuk do të shkelnim të paktën një rregull. Edhe pse nuk është ora 17:00, këtu jam në një pushim të shkurtër me Orban, Aliyev dhe Radev me kafe (dhe çaj për mua). Edi Rama na u bashkua nga fundi. Do të jetë një ditë e gjatë dhe e lodhshme, por është gjithmonë më e lehtë me miqtë, pavarësisht se ku takoheni”, tha Vuçiç.

Nga ana e tij Rama ka shpërndarë një foto me ushqimin në tavolinë e me buzë të rrudhura, kryeministri shkruan: “Nuk kanë faj fare anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë ‘Oh sa mirë hahet këtu tek ju!'”.

Liderët e Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të enjte në Oxfordshire të Mbretërisë së Bashkuar për Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, një grupim i udhëheqësve të pothuajse të gjitha vendeve evropiane, me përjashtim të Bjellorusisë dhe Rusisë. Veç vendeve anëtare të BE, janë të ftuar edhe vendet jo anëtare përfshirë Norvegjinë, Islandën, Gjeorgjinë, Kosovën, Serbinë, Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama u mirëprit nga kreu i ri i qeverisë britanike, Keir Starmer.
Konferenca e së enjtes është takimi i katërt i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ide e presidentit francez, Emmanuel Macron.
Lini një Përgjigje