Politika ka marrë një tjetër mesazh nga ndërkombëtarët se nuk duhet të ngatërrohet me SPAK. Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato ka pasur një takim me Altin Dumanin, duke i dhënë mbështetje të plotë.
Në një postim në Twitter, zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë thekson se SPAK është një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së
“Duke hetuar dhe ngritur akuza për korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së. Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e tij dhe kisha kënaqësinë të prisja sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani dhe donatorët kryesorë për të identifikuar mënyrat për të vazhduar ndihmën ndaj SPAK-ut për të ndërtuar kapacitetet e tij”, thuhet në postim.
Takimi vjen pak ditë pas raportimit të Altin Dumanit, i cili dha alarmin se institucionet nuk po bëhen bashkëpunuese në luftën ndaj korrupsionit.
Lini një Përgjigje