
Ish kryeministri Berisha ka reaguar pas tërheqjes së mazhorancës, për dëshminë që pritej të jepte në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS.
Berisha shkruan se klani Rama është i tmerruar nga dëshmia nga faktet që do të nxjerrë në publike.
Ai shton se Olsi dhe Rama u tmerruan kur mësuan se do paraqisja dokumente zyrtare nga TIMS, dhjetëra udhëtime të Olsit me makinën e drogës. Ish-kryeministri shprehet gjithashtu se do të sillte të dhëna për 142 udhëtimet e Ramës dhe ngarkesat e transportuara në këto udhëtime.
“Frikë dhe tmerr i klanit Rama nga faktet dhe dëshmia ime!
Të dashur miq, pseudo-deputetët e partisë së krimit, pasi kishin kërkuar publikisht me datë 2 prill që të dëshmoja para Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin TIMS, me datën 8 prill, në një akt vetëposhtërimi publik, tërhoqën me urdhër të Ramës kërkesën.
Kjo erdhi pasi Rama dhe Olsi u tmerruan kur mësuan se do paraqisja me dokumenta zyrtare nga TIMS dhjetëra udhëtimet e Olsi Ramës me Genti Xhixhën, Ermal Hoxhën, Gentian Gjonajn me makinën e drogës me targë: AA653DM por dëshmia ime do të sillte dhe të dhëna shkatërrimtare për 142 udhëtimet e Edi Ramës me “Ismailin” e tij dhe llojin e ngarkesave të transportuara në këto udhëtime.
Të tmerruar nga Sali Berisha për krimet që kanë kryer.
Drejtësia vonon, por nuk harron.
Klani Rama më i rrezikshmi klan mafioz në Europë do marrë atë që meriton”, shkruan Berisha në Facebook.
Lini një Përgjigje