Zbardhet raporti i anëtarëve të PD në Këshillin e Mandateve, kërkohet që çështja e Olta Xhaçkës të shkojë në Kushtetuese...
E enjtja do të jetë një ditë vendimtare sa i takon mandatit të Olta Xhaçkës, por edhe suksesit të reformës në drejtësi. Pasi e mbajti në sirtar për afro 3 vite, PS ka vendosur që votojë nëse do t’i hiqet apo jo mandati Olta Xhaçkës. PD pretendon se ajo është në kushtet e konfliktit të interesit, pasi burri i saj u shpall investitor strategjik.
Pas shumë debateve dje në Këshillin e Mandateve u ra dakord që të bëhet votimi të enjten dhe aty do të vendoset nëse do të kalojë apo jo në Kushtetuese ky rast. Ndryshe nga herët e tjera, PS ka dhënë sinjale se mund të sfidojë Kushtetuesen. Kjo e fundit ka marrë një vendim ku detyron që të votojë për dërgimin e rastit në gjykatë, por socialistët janë lënë të lirë të votojnë dhe mund të kemi rastin e parë që një qeveri nuk zbaton një vendim të Kushtetueses.
Ndërkohë duket se të enjten do të kemi dy raporte, një të socialistëve, i cili po mbahet sekret dhe një i demokratëve. “Pamfleti” ka siguruar raportin e opozitës dhe aty tregohen arsyet se përse rasti do të duhet të shkojë në Kushtetuese.
Duket se tani PS do të jetë në test përballë drejtësisë së re. Ndonëse Rama mburret se e bëri ai reformën, mund të vendoset një precedent i rrezikshëm. Kushtetuta e deklaron qartë se çdo vendim i Kushtetueses duhet zbatuar. Nëse të enjten votohet në mbrojtje të Xhaçkës, atëherë do të jemi para një skandali të madh.

Argumentet e opozitës
Pas konstatimit te fakteve te sipërmendura, studimit të së drejtës se aplikueshme dhe nje analize ligjore te kujdesshme, Grupi Parlamentar i Partiëe Demokratike ka konkluduar se deputetja e PS-se, Znj. Olta Xhacka, njekohesisht ish ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, ndodhet ne kushtet e papajtueshmerise, çka duhet të sjellë edhe përfundimin e mandatit te saj. Për këtë arsye, me shkresën nr. 2283 prot., date 20.06.2022, i eshte drejtuar Kuvendit te Shqiperise me nje mocion per ndjekjen e procedures parlamentare per konstatimin e pavlefshmerise dhe mbarimit te mandatit te deputetes Znj. Olta Xhacka.
Ne vijim te fakteve dhe rrethanave te ceshtjes, te drejtes se aplikueshme dhe jurisprudences se Gjykates Kushtetuese, analizes ligjore dhe procedurës parlamentare te ndjekur, eshte e qarte se deputetja dhe ish ministrja per Evropen dhe Punet e Jashtme, Znj. Olta Xhacka ndodhet ne kushtet e papajtueshmerise, te percaktuar nga neni 70, pikat 2 dhe 3 te Kushtetutes se Shqiperise, pasi shoqëria "AG.TCC" sh.p.k., e cila ndodhet ne pronesi te bashkeshortit te saj, Z. Artan Gaci, e per rrjedhoje edhe ne pronesi te saj, ne kuptim te nenit 74 te Kodit te Familjes, dhe nenit 35 te ligjir nr. 9367/2005 "Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike", ka perfituar te drejta pasurore mbi pasurine e shtetit. Konkretisht, si rezultat i perdorimit te brigjeve te detit, e cila perben pasuri shteterore, per instalimin e stacioneve te plazhit ne fshatin Gjileke, Himare, shoqëria "AG.TCC" sh.p.k., ne bashkepronesi te bashkeshortit dhe te deputetes Xhacka, do te siguroje te ardhura, cka perben qartazi nje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit.
Megjithate, jurisprudenca e Gjykates Kushtetuese (shih vendimet nr. 44/2011 , nr. 7/2016, nr. 72/2016 dhe nr. 93/20 16), por edhe neni 11911 i Rregullores se Kuvendit, kane percaktuar se Kuvendi nuk ia nenshtron debatit parlamentar, pasi nuk i hyn themelit te ceshtjes. Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe lmunitetin vlerëson vetem permbushjen e kritereve formale qe kane te bejne me faktin nese kerkesa eshte bere me shkrim, eshte nenshkruar nga jo me pak se 1/10 e deputeteve, ka bashkelidhur dokumentacionin provues, verifikon momentin e marrjes se mandatit te deputetit, si dhe verifikon nese mocioni ka te beje me kryerjen e veprimtarive fitimprurese me pasuri qe burojne nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor apo fitimin e pasurive shteterore. Ne rastin konkret, rezulton se mocioni i paraqitur eshte bere me shkrim, eshte nenshkruar nga 14 deputete, ka bashkelidhur te gjitha provat shoqeruese, Znj. Olta Xhacka eshte zgjedhur deputete ne vitet 2013, 2017 dhe 2021, si dhe mocioni ka te beje me kryerjen e veprimtarive fitimprurese qe burojne nga pasuria e shtetit, perkatesisht perdorimi i brigjeve te detit per instalimin e stacioneve te plazhit qe do te sigurojne te ardhura per kompanine "AG.TCC" sh.p.k., ne bashkepronesi te deputetes dhe bashkeshortit te saj. Ne kete kuptim, por edhe ne zbatim te vendimit nr. 7/2016 te Gjykates Kushtetuese dhe nenit 119/1, pika 2 te Rregullores, Kuvendi ka detyrimin ta dergoje ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese, sic ka vepruar edhe me vendimet nr. 18/2016 (rasti i deputetit Koco Kokedhima), nr. 28/2016 (rasti i deputetes Valentina Leskaj) dhe nr. 29/2016 (rasti i deputetit Rakip Suli), ne respekt edhe te praktikes se Kuvendit te Shqiperise.
Gjykata Kushtetuese ne vendimin nr. 1/2023 ka arsyetuar qe: "Ne kendveshtrim te sa me /art, si dhe rrethanave te rastit konkret, Gjykata veren se Kuvendi nuk mund te vleresoje ne theme/ nese deputetja ne jjale, permes bashkeshortit te sa}, ka kryer veprimtari fitimprurese qe huron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe nese kafituar pasuri te ketyre, si dhe nese veprimet/mosveprimet e deputetes, përmes bashkeshortit te sa}, perbejne shkelje te pikes 2 ose te pikes 3 te nenit 70 te Kushtetutes. Me jjale te tjera, sipas Gjykates, 9eshtja e vleresimit te papajtueshmerise ne ushtrimin e mandatit te deputetes, e cila nëpërmjet bashkeshortit mund te kete ushtruar veprimtari fitimprurese qe burojne nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe te kete fituar pasuri te ketyre, referuar fakteve, nuk i takon vleresimit te Kuvendit, por vleresimit te kesaj Gjykate, pasi ato (faktet) kerkojne shqyrtimin ne theme/, ne menyre qe te mund te percaktohet nese duhet te klasifikohen ne parashikimet e nenit 70, pika 2 ose nenit 70, pika 3, te Kushtetutes.
Gjykata rithekson se ne zbatim te nenit 70, pika 4, te Kushtetutes nje e dhjeta e deputeteve te Kuvendit ka te drejte te paraqese mocion per konstatimin e papajtueshmerise dhe mbarimit te mandatit te deputetit, ndersa vendimmarrja e Kuvendit eshte e domosdoshme me qellim venien ne levizje te kesaj Gjykate per t 'u shprehur per theme/in e t;eshtjes, per sa kohe qe pa nje vendim te ketij organi Gjykata nuk mund te shqyrtoje kerkesa te tilla. Per rrjedhoje, Gjykata vlereson se ne rastin konkret Kuvendi duhet te kishte pranuar mocionin e kerkuesit dhe te dergonte t;eshtjen per shqyrtim ne kete Gjykate, ne menyre qe aspektet e pretenduara si papajtueshmeri te mandatit te deputetes Olta Xhat;ka t 'i nenshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjate gjykimit kushtetues nuk u verifikua ndonje pengese juridikoformale qe mocioni te pengohej nga Kuvendi".
Në këto kushte, në mbeshtetje të neneve 70 pika 4 dhe 132 të Kushtetutës, seanca plenare duhet të:
VENDOSË:
"Dergimin e ceshtjes Gjykates Kushtetuese per te konstatuar papajtueshmerine me mandatin te deputetes znj. Olta Xhacka, sipas Mocionit te paraqitur nga 1110 e deputeteve te Kuvendit te Shqiperise". /Pamfleti
Lini një Përgjigje