TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2024, 15:46

Hetimi i aferave në shëndetësi, Albana Vokshi paralajmëron: Përfundimet do t'i çojmë në SPAK, PS po tenton të pengojë punën

Shkruar nga Pamfleti

Hetimi i aferave në shëndetësi, Albana Vokshi paralajmëron:

Deputetja demokrate Albana Vokshi, e cila është caktuar në drejtimin e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, tha se socialistët po bojkotojnë punimet pasi nuk duan që të hetohen aferat.

Ajo paralajmëroi se të gjitha përfundimet që Komisioni do të nxjerrë, do t’i dërgohen SPAK-ut.

Vokshi thotë se bojkoti i socialistëve është shkelje e ligjit.

“Ligji detyron socialistët të vijnë në Komision. Mosardhja e tyre është shkelje ligji, por është dhe problem moral. Unë zbatoj rregulloren. Plarent Ndreca ka mbrojtur një person nën hetim nga SPAK. Kemi kërkuar largimin nga Komisioni për Ndrecën dhe Milva Ikonomin. Ndreca merr urdhra nga Rama që të mos hetohen aferat.

Sterilizimi nuk është hetuar sa duhet nga SPAK, por duhet të hetojë më shumë. Përfundimet do ia çojmë SPAK. I pëlqen ose jo mazhorancës, opozita është e vendosur të kryejë hetim për Chek Up, që është administrativ. PS po përpiqet që ta zvarrisë çështjen, që të vonohet çdo gjë dhe të pengohen hetimet. Ilir Beqaj nuk duhet të ishte i lirë, sepse ka prishur prova çdo ditë. Ai vazhdon rri jashtë, ndërkohë që ke Berishën që është në arrest shtëpie. Vazhdon plani për izolimin e Berishës dhe për ta dëmtuar opozitën. Beqaj merr akoma tendera, Vilma Nushi duhet të ishte para drejtësisë, edhe Ogerta Manastirliu”, deklaroi Vokshi në News 24.

 

albana vokshi komisioni hetimor ne shendetesi

Lini një Përgjigje