TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2024, 14:04

PS mungoi në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Bardhi: Kam informuar ndërkombëtarët! 

Shkruar nga Pamfleti
PS mungoi në mbledhjen e Komisionit Hetimor të
Gazment Bardhi

Gazment Bardhi ka komentuar mungesën e deputetëve të PS në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Bardhit tha se ka njoftuar edhe partnerët ndërkombëtarë mbi këtë situatë.

"Kam njoftuar edhe partnerët tanë ndërkombëtarë që nxitën dialog mbi atë çfarë po ndodh me këtë Komision. Të jeni të sigurt që do t’i përgjigjemi me çdo mjet demokratik që lejon kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit për të mos lejuar asnjë pengim të hetimit parlamentar”, u shpreh Gazment Bardhi.

I pyetur nëse do t’i rikthehen aksionit opozitar, ai deklaroi se sa herë cenohen të drejtat e opozitës, do të këtë reagim.

Sa i takon aksionit tonë në parlament, ishte një reagim i detyruar për mos iu nënshtruar një padrejtësie, Iu jemi rikthyer normalitet, për të mbajtur zotimin publik. Sa herë cenohen të drejtat e opozitës, do te këtë reagim”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje