Çamët naivë, që vazhdojnë shkojnë pas “qerres” së Shpëtim Idrizit dhe i besojnë mashtrimet e tij për çështjen çame, nuk e dinë që babëzia e kryetarit të parti- kioskës “PDIU”, zhvat dhe 98 milionë lekë, që shteti i jep kësaj partie çdo vit...
Megjithëse partia çame, që nga krijimi nuk ka marrë asnjë deputet me votat e saj, por nga listat e PD-PS, Shpëtim Idrizi i gjirizeve të doganave e tatimeve dhe pazareve majtas e djathtas, krekoset si lider me ndikim në politikat globale.
Por faktet që ka publikuar “Pamfleti” këto ditë, dëshmojnë se nën maskën e çështjes çame, Shpëtim Idrizi ka blerë drejtimin e partisë, për të shitur poste pushteti dhe për të bërë biznes në ndërtime, me eksponentë të botës së krimit, duke pastruar miliardat që siguron edhe nga pazaret e fajdet me trafikantët.
Por dhe nga rrjeti i agjencive mashtruese e zhvatëse “Micro Credit Albania”, “IuteCredit”, “Besa” etj, që i kontrollon dhe i menaxhon gruaja e tij Enkela Idrizi, këshilltare e Guventarit të Bankës së Shtetit, Gent Sejko.
Çamët naivë, që vazhdojnë shkojnë pas “qerres” së Shpëtim Idrizit dhe i besojnë mashtrimet e tij për çështjen çame, nuk e dinë që babëzia e kryetarit të parti-kioskës “PDIU”, zhvat dhe 98 milionë lekë, që shteti i jep kësaj partie çdo vit.

Marifeti që përdor Shpëtim Idrizi për t’i zhvatur këto miliona, është mekanizmi i pagave për veten, për sekretaren e Përgjithshme dhe disa të afërm të tyre që i ka regjistruar si gjoja zyrtarë e punonjës shërbimesh të partisë.
Konkretisht, megjithëse Shpëtim Idrizi, si deputet merr pagë e trajtime financiare 5 milionë lekë në muaj; ai paguan veten edhe me afro 2.2 milionë lekë muaj, ose 26 milionë lekë në vit nga fondet që shteti i jep partisë çame.
- Mesila Doda, Sekretare e Përgjithshme e partisë çame, megjithëse si deputete merr pagë e trajtime financiare 5 milionë lekë në muaj; kryetari Shpëtim Idrizi e paguan edhe 1.9 milionë lekë në muaj, ose afro 23 milionë lekë pagë në vit, nga fondet që shteti i jep partisë çame.

- Auron Seferi, paguhet 476 mijë lekë në muaj, si shef i sigurisë personalitetit të lartë të partisë çame, konkretisht të kryetarit Shpëtim Idrizi; ndërsa Ritvan Kurushi, paguhet me 300 mijë lekë në muaj, për shërbim kafe në zyrë, për kryetarin Shpëtim Idrizi, Sekretaren e Përgjithshme, Mesila Doda dhe të ftuarit tyre.
- Ekleva Pajaj e Arba Zaçe, njëra zyrtare e Ministrisë së Financave dhe tjetra e Bashkisë së Tiranës, paguhen nga 740 mijë e 610 mijë lekë në muaj, ose në total 16 milionë lekë në vit, si Këshilltare të Kryetarit të Partisë, Shpëtim Idrizi./Pamfleti
Lini një Përgjigje