TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2024, 10:40

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, deputetët e PS nuk paraqiten sërish

Shkruar nga Pamfleti

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë,

Ka dështuar sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë.

Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka dështuar për herë të tretë.

Kjo sepse deputetët e PS nuk janë paraqitur sërish në mbledhjen e thirrur nga Albana Vokshi.

Anëtarët e mazhorancës nuk janë paraqitur sërish në mbledhjen e parashikuar për sot në orën 10:30, ku pritej që të miratohej plani i hetimit 3 javor si edhe kërkesat për informacion.

Bojkotin në bllok të mazhorancës, kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi, e ka cilësuar ‘shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit’.

Në mbledhjen e pak ditëve më parë, përmes një shkrese zyrtare, Partia Socialiste i është përgjigjur opozitës, pas bojkotit, duke deklaruar se Komisioni Hetimor nuk ka arsye të mblidhet deri në hartimin e këtij plani hetimor.

 

komision hetimor shendetesi ps deputete mbledhje

Lini një Përgjigje