TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2024, 10:36

Pse u tërbua Ilir Meta me gardistët që e mbrojnë dhe i përzuri?

Shkruar nga Pamfleti
Pse u tërbua Ilir Meta me gardistët që e mbrojnë dhe i
Ilir Meta

Arsyeja e vërtetë pse Meta ka larguar truprojat e tij janë hetimet e SPAK ndaj ish-presidentit.

Ilir Meta thotë se ka dëbuar gardistët që e mbrojnë, mes tyre dhe Laert Gjoka që e kishte truprojë prej 11 vitesh. Meta tha se i ka larguar gardistët, duke i akuzuar ata që janë patronazhistë, edhe pse i ka pasur prej një dekadë pranë tij.

Por arsyeja e vërtetë pse Meta ka larguar truprojat e tij janë hetimet e SPAK ndaj ish-presidentit. Kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar për kontrolle në selinë e Partisë së Lirisë, gardistët nuk i kanë ndaluar. Ky veprim ka ngjallur zemërimin e Metës që ka dëbuar menjëherë tre gardistët që i shërbenin si truproja.

Ndërkohë, komandat i Gardës së Republikës ka argumentuar me anë të një shkrese, se punonjësit e Gardës ruajnë fizikisht ish-presidentin dhe nuk mund të pengojnë asnjë organ tjetër ligjzbatues të bëjë detyrën. Gjithashtu në fund të shkresës i kanë kërkuar Metës që të bëje propozime për emrat që kërkon nga Garda si shoqërues.

Por zyrtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me drejtues të Gardës dhe i ka pohuar se Meta nuk ka nevojë për asnjë gardist. Mësohet se BKH ka bërë kontrolle jo vetëm në selinë e Partisë së Lirisë, por edhe në banesën e Ilir Metës.

Ndërkohë lidhur me largimin e Laert Gjoka ka pasur një reagim edhe nga ish-shefi i kabinetit të ish-presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj. Ky i fundit e ka kritikuar veprimin e Metës, duke e vlerësuar gardistin si një punonjës shembullor./ Prapaskena

Pse u tërbua Ilir Meta me gardistët që e mbrojnë dhe i

ilir meta

Lini një Përgjigje