
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka dekretuar sot ligjin për Amnistinë Penale.
Projekti ligji u miratua me 110 vota në Parlament në seancën plenare të 4 prillit, teksa pati edhe debate mes deputetëve. Nga ky projektligj pritet të përfitojnë rreth 1100 të dënuar.
Ky ligj do të lirojë menjëherë nga burgu 700 persona dhe do t'iu ulë dënimin 400 të tjerëve. Ndërsa 2700 të tjerë nuk do të jenë të detyruar të vijojnë më shërbimin e provës.
Amnistia do të pushojë hetimin e mbi 200 rasteve të cilat përfshijnë vepra me dënim maksimal 2 vjet. Nga amnistia nuk do të përfitojnë personat e dënuar me burgim të përjetshëm, personat që i shmangen drejtësisë dhe ata të dënuar nga GJKKO.
"Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lini një Përgjigje