TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2024, 15:29

Socialistët mbrojnë Olta Xhaçkën, justifikojnë aferat e ish-ministres

Shkruar nga Pamfleti

Socialistët mbrojnë Olta Xhaçkën, justifikojnë aferat

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, duke folur për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, ka thënë se ajo nuk mund të mbajë përgjegjësi personale në lidhje me konfliktin e interesit mbi përftimet e bashkëjetuesit të saj. Kjo pasi sipas tij do të duhej që Xhaçka të ishte e përfshirë personalisht për të mbajtur përgjegjësi.

Koçi u shpreh se kjo situatë po përdoret nga opozita, ndërsa tha se Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD, po e përdor si artificë që gjithçka të duket sikur mazhoranca po mbron zonjën Xhaçka.

“Nëse në kuptimin moral ka një gjë që të ngarkon, në kuptimin ligjor nuk ka asnjë gjasë së Xhaçka të mbajë përgjegjësi individuale si deputete. Sipas Kushtetutës duhet të jesh drejtpërdrejtë i përfshirë në konflikt interesi.

Zoti Bardhi bën një artificë që duke qenë i fushës e di mirë që Xhaçka nuk ka përgjegjësi, por po bën një lojë që publikut t’i bëjë përshtypje dhe duke votuar kundër të duket si mbrojtje.

Ndërkohë opozita duhet të vejë kujën që Gjin Gjoni u zgjodh kreu i Rithemelimit në Lezhë”, tha ai.

petro koci olta xhacka

Lini një Përgjigje