TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2026, 11:12

Bardhi i përgjigjet Ramës: Je i frikësuar, ne nuk zmbrapsemi! 

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi i përgjigjet Ramës: Je i frikësuar, ne nuk
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për protestën e 10 shkurtit para Kryeministrisë, duke e  se po flet dhe vepron nga frika e humbjes së pushtetit.

Sipas Bardhit, reagimi i ashpër i Ramës dhe ndërhyrja e policisë ndaj protestuesve tregojnë se kreu i qeverisë është i frikësuar nga opozita.

Bardhi theksoi se opozita nuk zmbrapset dhe se protestat do të vijojnë, pavarësisht  përdorimit të gazit lotsjellës, shkopinjve të gomës dhe masave të tjera nga ana e policisë. Ai e cilësoi reagimin e qeverisë si shenjë paniku dhe fundi politik.

Më herët, kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale duke publikuar pamje të sendeve që  u përdorën për të sulmuar efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestës. Ai theksoi se përballja politike do të zgjidhet në zgjedhje dhe se qeveria do të vijojë agjendën e saj, përfshirë objektivin për integrimin e vendit në BE deri në vitin 2030.

"Edi Rama sot foli si të gjithë diktatorët që duan ta mbajnë pushtetin me dhunë. Qetësia dhe siguria e tij janë zhdukur nga frika dhe paniku. Edhe reagimi sadist i policisë mbrëmë kundër njerëzve të lirë, qytetarëve, deputetëve, të miturve, reflektoi frikën e Edi Ramës për humbjen e pushtetit.

Edi Rama ka frikë. Frikë se njerëzit nuk heshtin më. Frikë se ata nuk tërhiqen. Frikë se opozita nuk zmbrapset.

Është një aksiomë e pashkruar: kur pushteti fillon të veprojë me mllef, urrejtje dhe armiqësi ndaj kundërshtarëve politikë, ai po ndien fundin. Por e siguroj Edi Ramën se vendosmëria e njerëzve të lirë dhe e opozitës nuk shuhet as me ujë me piper, as me gaz lotësjellës, as me shkopinj gome.

Protestat do të vazhdojnë, sepse asgjë nuk e ndal dot më ndryshimin.

Gazi lotsjellës, skafandrat e policisë, shkopinjtë e gomës, dhuna barbare e Edi Ramës nuk mund ta ndalin kohën. Koha e tij po mbaron", shprehet Bardhi në reagimin e tij. 

 

gazment bardhi protesta kombetare e pd edi rama

Lini një Përgjigje