Apeli i GJKKO është tërhequr për të marrë vendim lidhur me kërkesën e zv.kryeministres Belinda Balluku, si edhe dy vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, për heqjen e masave të sigurisë të caktuara ndaj tyre me vendim të GJKKO.
Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e infrastrukturës dhe energjisë nuk ishte e pranishme në seancë, por u përfaqësua nga dy avokatët e saj. Ndërsa drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe ai i KESH, Erald Elezi, të cilët ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, u paraqitën të shoqëruar nga përfaqësuesit e tyre ligjorë.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.
Lini një Përgjigje