TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 13:01

Rikthehet “çifti” i fushatës, Zegjine Çaushi nxjerr live Bardhin në Kuvend: O ylli i Fierit nuk qeveriset kështu

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehet “çifti” i fushatës, Zegjine Çaushi
Rikthehet “çifti” i fushatës

Seanca e sotme e tensionuar në Kuvend është shoqëruar edhe me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Teksa Gazment Bardhi kishte zaptuar foltoren, deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi e cila pati përplasje në media sociale me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së edhe gjatë fushatës zgjedhore të 11 majit, teksa e filmonte këtë të fundit i tha: “Kjo është opozita që duam, e ka me dëshirë të madhe të qeverisi, por nuk qeveriset kështu, qeveriset duke ta dhënë pushtetin populli. Ylli i Fierit, ta tregoji Fieri ty yll.”

Kaos dhe përplasje me Gardën ishte seanca e fundit plenare për këtë vit në Kuvendin e Shqipërisë.

Para nisjes së punimeve, deputetët e opozitës u futën në sallë dhe u ulën në karriget e ministrave të qeverisë duke u pëplasur edhe fizikisht me punonjësit e Gardës të cilët u përpoqën t’i largonin prej aty.

Për shkak të kaosit të krijuar, me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi kaloi në votim rendin e ditës.

Më herët, Endri Shabani u betua si Avokati i ri i Popullit. I zgjedhur me firmat e mbledhura nga Partia Demokratike, Shabani u betua mes kaosit dhe përplasjeve të opozitës me gardën.

Deputetët e PD ndezën flakadanë sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi rinisi seancën pas disa minutave pushim.

Gjatë seancës kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët me gjithë vendimin vijuan të qëndrojnë në sallë.

rikthehet “çifti” i fushatës zegjine Çaushi fut live bardhin

Lini një Përgjigje