TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 11:42

Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit, PD e dërgon në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit, PD e dërgon në
Endrit Shabani

Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit mes tensioneve dhe flakadanëve në Kuvend.

Menjëherë pas votimit mësohet se Partia Demokratike po mbledh firmat për të çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Demokratët do të bëjnë kërkesë edhe për seancë të jashtëzakonshme për zv.kryeministren Belinda Balluku.

Pas përfundimit tensioneve, seanca u mbyll pas një orë.

Endrit Shabani u betua sot si Avokat i Popullit, PD e dërgon në
Endrit Shabani në seancën e betimit

Teksa deputetët e opozitës kishin zënë një pjesë të ulëseve të ministrave, Shabani bëri betimin nga krahu tjetër, ndërsa pasi tha “Betohem”, i dhuroi edhe një puthje dhe u largua nga salla me shpejtësi.

Opozita, e cila në fakt kishte dhënë firmat për kandidaturën e Shabanit për këtë post, pretendon se firmat ishin vetëm për paraqitjen e kandidaturës në Komision, jo për ta futur për votim në Parlament. Edhe pse i tërhoqi format, PS e kaloi kandidaturën e Shabanit në seancë dhe e votoi.

endrit shabani u betua sot si avokat i popullit

Lini një Përgjigje