TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 11:11

Tensione dhe përplasje në Kuvend, çfarë nuk u pa në seancën parlamentare (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Tensione dhe përplasje në Kuvend, çfarë nuk u pa në

Pak ditë para protestës së paralajmëruar të 22 dhjetorit, Partia Demokratike ka rikthyer tensionet dhe përplasjet në Parlament.

Deputetët demokratë zunë vendet e ministrave pa nisur ende seanca, veprim që solli edhe përplasje me efektivët e Gardës.

Demokratët donin të ndalonin betimin e Endri Shabanit si Avokat Populli, u cili u zgjodh vetëm me votat e PS dhe me firmat e PD. Në nisjen e seancës, Belind Këlliçi ndezi flakadan në sallë, aty demokratët lëshuan ndaj Niko Peleshi ujë dhe kartonët e votimit.

Tensione dhe përplasje në Kuvend, çfarë nuk u pa në

Shabani u betua mes kaosit dhe më pas u largua nga salla duke përshëndetur opozitën me puthje.

Tensione dhe përplasje në Kuvend, çfarë nuk u pa në

Opozitarët në kor kërkuan në sallë edhe zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestimin.

Deputët e PD kanë ndezur një tjetër flakadan sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi hapi përsëri seancën pas disa minutave pushim. Pas tensioneve, deputetët Klevis Balliu dhe Flamur Noka u përjashtuan nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.

PS kaloi direkt në votim, ndërsa mes deputetëve që u ulën në karriget e ministrave ishin Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti, Belind Këlliçi. 

Tensione dhe përplasje në Kuvend, çfarë nuk u pa në

Tensione dhe përplasje në Kuvend, çfarë nuk u pa në

Tensione dhe përplasje në Kuvend, çfarë nuk u pa në

 

Lini një Përgjigje