TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 10:46

"Sill Palloshin këtu!", Berisha paralajmëron ministrin Pirro Vengu: Ike dhe ti, e ke gati

Shkruar nga Pamfleti
"Sill Palloshin këtu!", Berisha paralajmëron ministrin Pirro
Berisha paralajmëron ministrin Pirro Vengu

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputetët e PD kanë zënë vendet e ministrave dhe nuk lejojnë që të largohen.

Ndërkohë Berisha ka hedhur akuza ndaj Ministrit të Mbrojtjes, duke e quajtur ata si “Zogun e Ballukut”.

“Zogu i Belindës, ike dhe ti gati e ke, Ke dy jo një”, tha Sali Berisha.

Duke folur përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në Facebook, Berisha tha se në Kuvend duhet të jetë ‘Palloshi’ term me të cilin i referohet kryeministrit Edi Rama.

‘Sill Palloshin këtu!E sheh, vjen me të bardha si në dasmë kjo, kjo feston, po parlament nuk ka pa ardhur Belinda këtu’, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi ndërprerje të diskutimeve dhe kalimin në votim.

“Me shpresën se do shkoni nga 300 në 400 protestues, dhe në respekt të plotë të procedurës, në pamundësi për të zhvilluar diskutimet, kemi pasur sot në rend dite plot çështje të rëndësishme, duket se opozita nuk do, ju lutem të kalojmë në votim”, tha ai.

Dhe kështu ndodhi, u kalua direkt në votimin e akteve, mes zhurmës dhe tymit të krijuar në sallë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka hedhur ujë në drejtim të njërit prej puonjësve të Gardës. Veprim që u pasua me përjashtimin e tij, megjithatë situata veç sa u rëndua, pasi deputetët e PD-së janë rreshtuar te vendi i ministrave duke u shtyrë.

berisha paralajmëron ministrin pirro vengu

1 Komente

  1. R
    R cela

    O plaku mere a emban dot ti palloshin e tij se soj jot e keni par dhe orgjinal kur i hidhnit fotografit etij neper tiran

    Lini një Përgjigje