TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 10:23

Tensionohet situata në Kuvend, Elda Hoti godet me shishe uji Peleshin; ndizen flakadanë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Salla e Kuvendit të Shqipërisë është kthyer në kaos këtë të enjte me flakadanë, goditje me shishe dhe puthje.

Tensionohet situata në Kuvend, Elda Hoti godet me shishe uji Peleshin;
Sharje e flakadanë në Kuvend

Seanca e fundit parlamentare për këtë vit ka prodhuar përplasje të forta fizike mes mazhorancës dhe opozitës, aq sa është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës.

Disa deputetë të opozitës, si Flamur Noka, Klevis Balliu, Belind Këlliçi e të tjerë, janë ulur në vendet e ministrave, ndërsa të tjerë kanë bllokuar foltoren.

Në tensione e sipër deputetja e PD, Elda Hoti ka goditur me një shishe uji kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.

Para saj deputeti Belind Këlliçi ndezi flakadanë në sallë.

Tensionohet situata në Kuvend, Elda Hoti godet me shishe uji Peleshin;

Pas këtij episodi një betim i pazakontë i Avokatit të Popullit u pa në sallën e Kuvendit.

Me thirrjet “Dil përjashta”, zhurmës dhe përplasjes me Gardën, kryeparlamentari Niko Peleshi ka lexuar fjalët e betimit të Endrit Shabanit, teka ky i fundit në largim i dha një puthje opozitarëve që i dhanë firmat atij dhe më pas u tërhoqën.

Tensionohet situata në Kuvend, Elda Hoti godet me shishe uji Peleshin;
Endri Shabani betohet si Avokat Populli

Më tej deputeti Klevis Balliu është përjashtuar nga seanca plenare.

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.

Një nga pikat më të diskutuara lidhet me institucionin e Avokatit të Popullit.

Endrit Shabani, i cili u përzgjodh për këtë detyrë me firmat e Partisë Demokratike, por u miratua në seancë vetëm me votat e Partisë Socialiste, sapo bëri betimin zyrtar në Kuvend.

Opozita e ka kundërshtuar këtë proces, duke e konsideruar të kontestueshëm dhe ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese, çka pritet të reflektohet edhe në debatet parlamentare të sotme.

tensionohet situata në kuvend këlliçi ndez flakadanë në sallë

1 Komente

  1. P
    Preshi i idiotit

    Lane nam me keto sjellje dhe kush e mban flakadani zari i Belinda Ballukut qe i kerkonte leke per protestat. TURP,TURP. Elda Hoti hedh shishe uji po sigurisht nga ajo lloj familje qe rrjedh ajo me vella e baba kriminel, patjeter qe dhe ajo ashtu eshte. Po ngaqe po e shikojne qe po ju rreshqet situata bejne te ketilla gjoja per ti treguar popullin qe ne ja po bejme po nuk e cajme dot Edi Ramen. Pushteti i Edi Rames po bie por jo nga keta por nga Spaku dhe keta jane bere keq se nderkombetare po afrojne partite e vogla opozitare dhe jo keta.

    Lini një Përgjigje