
Popullariteti i prokurorisë speciale, rreziku i politizimit dhe dilema e Altin Dumanit mes ligjit dhe politikës...
Teza që SPAK mund të shkaktojë rrotacionin politik, pra mund të rrëzojë Edi Ramën, është një nga më populloret prej kohësh. Po ashtu, ka qarkulluar edhe teza se Altin Dumani është realisht lideri i opozitës shqiptare.
Të dyja tezat, në fakt, qëndrojnë. Është e vërtetë se SPAK mund të ndikojë në rënien e kësaj mazhorance nëpërmjet hetimit të korrupsionit; nga ana tjetër, këto hetime i kanë dhënë një popullaritet të madh kreut të mandatit të dytë të SPAK-ut, Altin Dumani.
Në çdo sondazh të kryer deri tani, qoftë SPAK-u, qoftë vetë Altin Dumani, kanë një përkrahje të madhe popullore, si nga votuesit e mazhorancës, ashtu edhe nga ata të opozitës.
I gjithë ky konsensus ka ardhur si pasojë e prekjes së të paprekshmëve nga prokuroria speciale, një operacion i shumëpritur nga publiku, i cili ka dhënë rezultate të rëndësishme për avancimin e statusit të Shqipërisë në kredencialet drejt Bashkimit Europian.
Por pyetja shtrohet: a mund të jetë SPAK një aktor në lojën politike në vend, për të bërë të mundur zhbllokimin e ngërçit që ka krijuar qeverisja e gjatë e Edi Ramës?
Këtu çështja komplikohet, sepse qoftë në qëllim, qoftë në praktikë, e gjithë kjo përpjekje pozitive mund të kthehet në një bumerang të vërtetë, jo vetëm politik.
Ky konsensus publik ndaj kësaj pjese të drejtësisë që merret me të pushtetshmit do të merrte një kahje të ndryshme nëse, për shembull, Altin Dumani do të hynte në fushë si aktor politik.
Nuk është aspak gjë e keqe; përkundrazi, është një e drejtë dhe ka edhe precedentë ndërkombëtarë në këtë aspekt. Por kjo zbritje në fushë do të duhej të kryhej në mënyrë organike dhe jo si shfrytëzim i pushtetit të drejtësisë.
Nëse SPAK-u do të kthehej në një katalizator politik, do ta shndërronte betejën politike në një përplasje gjelash, ku antikorrupsioni nuk është më synim, por mjet për të arritur diku.
Pikërisht këtu do të kishim ngritjen e një makinerie balte tashmë të njohur, e cila mund të njolloste këtë herë jo Edi Ramën, por vetë SPAK-un.
Rama, nga ana e tij, ka hyrë në fazën e plotë të autokracisë, ku nuk i bën gjë balta, por shkopi. Lufta për ta njollosur është e humbur dhe ja ku jemi në mandatin e katërt të tij.
Ikja e Edi Ramës nuk është më një mision i pamundur, nëse do të ketë përballë një rival që e konkurron realisht dhe është alternativë e besuar politike. Por nëse përdoret një manovër jo parimore, mund të kemi jo rrëzimin, por forcimin edhe më të rëndë të regjimit.
Një eksperiencë e tillë është tashmë e njohur në Turqi me Erdoganin, por edhe në vende të tjera, si për shembull me Orbanin në Hungari apo Aleksandar Vuçiçin në Serbi.
Nëse SPAK-u, përkatësisht drejtësia, bën detyrën e saj në mënyrë të saktë dhe sa më të përmbushur në luftën kundër korrupsionit, fuqia dhe efekti do të jenë shumë më të mëdha sesa një manovër politike.
Nga ana tjetër, ngritja e një opozite në Shqipëri duhet të bëhet në mënyrë normale dhe natyrale, pa “shiringa” influence që më pas do të dështojnë, ashtu siç kanë dështuar gjatë gjithë këtyre viteve.
Antonio Di Pietro në Itali hyri në politikë, por nuk arriti kurrë popullaritetin që kishte si prokuror në Milanon e “Mani Pulite”. Është e vërtetë që Di Pietro festoi rënien e qeverisë Berlusconi në vitin 2011, por vetëm pas 17 vjetësh, ndërkohë që vetë u largua pa lavdi. Ndërsa Silvio Berlusconit, kur vdiq në moshën 85-vjeçare, pasi e kishte çuar partinë e tij sërish në qeveri, iu bë një funeral shtetëror.
Megjithatë, nuk është asgjë e keqe nëse një prokuror i SPAK-ut, i cili ka një know-how të rëndësishëm për natyrën e pushtetit të Edi Ramës, vendos të zbresë në politikë. Madje, profili i një eksperti të mirë antikorrupsion në politikë mund të japë një injeksion pozitiv në politikën shqiptare.
Por nëse kjo ndodh, kërkon një operacion linear dhe parimor në ndërtimin e një opozite dhe një ekipi alternativ. Sepse në të njëjtën kuvertë nuk mund të qëndrojnë njëkohësisht ata që hetohen për korrupsion dhe ata që e kanë hetuar korrupsionin.
Jo sepse politika është vend shenjtorësh, por sepse një kartëvizitë që vjen nga garderoba e drejtësisë nuk pranon xhaketat 35-vjeçare të atyre që kanë vjedhur dhe grabitur Shqipërinë./Pamfleti
Kur dhe kush e ka bërë këtë sontazh që z.Dumani të rivalizoj politikisht Edi Ramën? Me siguri ky sontazh është i porositur nga vetë Edi Rama dhe dora vetë Sali Berisha.
Jo! Ky veprim mund ta largojë Ramën, por do të gërryejë besimin te SPAK dhe GJKKO: si qytetar i thjeshtë filloj të pyes: A është SPAK për të krijuar një "sistem drejtësie"? Apo për konflikt interesi? Apo po përdor maskën e "reformës në drejtësi" për të hartuar politikën? Anëtarët e SPAK DUHET të jenë gjithmonë në sistemin e drejtësisë, as edhe 1 nanometër në politikë! E rrezikshme.
Mideli për shpartallimin e klases politike te korruptuar e te lidhur me krimin eshte ai qe në fillim u zbatua në vitet 80 në Itali me tangentopolin .pastaj në Kroaci ,Rumani e Bullgari. Në Itali gjykatesi i Milanos i tangentopolit bëri edhe një parti politike pasi e shpartalloi Partinë Demokristiane dhe Partinë Socialiste qe kishin nbi 35 vjet në pushtet njësoj si këtu PD PS. E çte keqe ka qe ndonjë prokuror i Spakut te ndetmartë krijimin e një partie politike pasi te jenë shpartalluar dy partite e kalbura në korrupsion vjedhje e shitje te interesave kombetare siç kanë bërë PS PD qe duhen nxjerre jashtë ligjit urgjentisht?
Dumani ishte i korruptuar që para veting si kolegët e tjerë të tij. PO Si mundet dikush të bëjë jë propozim të tillë kur Dumani është përseritës i shkeljes së drejtave të njeriut dhe kodit të proçedurës penale një njeri i mbushur me mllef dhe urrejtje për shoqërinë dhe ngjan më shumë me një hetues të diktaturës se sa me një prokuror të së drejtës demookratike Fantazi gazetareske e sëmurë sikur nesër ta burgosin ER partia socialliste ka shumicën dhe të drejtën. Kushtetuese të zgjedhe një kryeministër të ri
Sot Opoziten duhet ta beje opozita qe per fat te keq nuk kemi ne Shqiperi per aq kohe sa te jene Saliu e Mediu keta do bejne qef dhe do mbeten ne pushtet
Asnje rezultat nuk ka dhene drejtimi politik qe I ka dhene Dumani Spakut. Perkundrazi, duke dale hapur ne mbrojtje te kryemafiozit non grata, te cillit nuk I ka hyre asnje gjemb ne kembe, per krimet shteteror qe beri, kane shtuar vetem neverine e njerezve per drejtesine
Spak nuk ka pse ben pun tjeter vec asaj qe ka Pse ngreni tymnaja kot
Duhet nje fuqi opozitare ndryshe per ti nxjer jashte loje keta bije te Sistemit,eshte e pranueshme pse jo edhe dumani,por kushe e garantone se do jete nje atdhetare apo drejtues popullore i suhur?