TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 11:05

Përfundon seanca, deputetët e opozitës shpërthejnë ndaj Peleshit: Bravo Dubai

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon seanca, deputetët e opozitës shpërthejnë ndaj
Përplasjet dhe tensionet në Kuvend

Kryeparlamentari Niko Peleshi ka mbyllur seancën e Kuvendit pas rreth një ore tensione e sherr në sallë.

Ditën e sotme Kuvendi u kthye në arenë kaosi dhe tensionesh, ku deputetët e opozitës zbarkuan në foltore dhe disa prej tyre bllokuan karriget e ministrave.

Seanca e sotme u shoqërua me përplasje fizike mes demokratëve dhe Gardës së Republikës, ndërsa në sallë janë ndezur flakadanë. Demokratët gjithashtu kanë hedhur ujë dhe shishe plastike bosh në drejtim të Peleshit, ndërsa nuk kanë munguar akuzat në drejtim të qeverisë Rama.

Ndërkohë, pas dy përjashtimeve, atë të Nokës dhe Balliut, rendi i ditës u votua pa diskutime, por nën prezencën e debateve të forta. Mes tensionesh u betua edhe Endri Shabani si Avokat i Popullit, ndërsa gjatë largimit të tij nga salla përshëndeti me puthje me dorë deputetët demokratë.

Pas 1 orë tensionesh, Peleshi mbylli seancën plenare. Sapo Peleshi deklaroi mbylljen e seancës, deputetët e opozitës ironizuan duke shtuar: bravo Dubai!

 

 

 

 

 

perfundon seanca deputet e opozite peleshi bravo dubai

Lini një Përgjigje