TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 10:59

“O u q**** se vdiqa”, deputeti i Lushnjes shpërthen në të shara në Kuvend, përplaset me Gardën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“O u q**** se vdiqa”, deputeti i Lushnjes shpërthen në
Saimir Korreshi

Deputeti demokrat i Lushnjes, Saimir Korreshi, është filmuar në një situatë të pakëndshme gjatë seancës së kësaj të enjte.

I tërhequr zvarrë nga kolegët e tij teksa u përplasën me Gardën, Korreshi shtrëngon dhëmbët dhe nuk dorëzohet.

Herë pas here lëshon sharje dhe fyerje ndaj punonjësve të Gardës, ndërkohë që mimika e tij tregon se është duke vuajtur .

Skena kaotike janë paraë sot në Parlamentin e Shqipërisë, pasi deputetët e opozitës u përplasën me gardistët në përpjekje për të bllokuar seancën.

Fillimisht ata bllokuan disa prej ulëseve të ministrave, në përpjekje për të mos lejuar ceremoninë e betimit të Avokatit të ri të Popullit, Endrit Shabani, por ai gjithsesi u betua mes flakadanëve, duke u larguar nga salla pasi i dhuroi një puthje deputetëve opozitarë.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi Klevis Balliun dhe Flamur Nokën nga seanca, por sërish nuk u arrit të vihej qetësia. Në këto kushte, socialistët vijuan me votimin e projektligjeve që ishin në rend të ditës, teksa demokratët bënin thirrje kundër qeverisë, Kryeministrit Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku.

saimir korreshi saimir korreshi-garda saimir korreshi-kuvend

Lini një Përgjigje