TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 11:59

Pengmarrja e biznesmenit, Taulant Balla: Gëzohem sa herë SPAK ka aksione

Shkruar nga Pamfleti
Pengmarrja e biznesmenit, Taulant Balla: Gëzohem sa herë SPAK ka
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë deklaratës për media lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme mbi çështjen e një biznesmeni të marrë peng, nga ku dyshohet se një punonjës policie është përfshirë në këtë pengmarrje,

Balla u shpreh se SPAK mbështetet vetëm nga një forcë politike Partia Socialiste.

“Unë gëzohem sa herë SPAK realizon operacione, edhe kur kam qenë ministër i Brendshëm, edhe ministër i Shtetit dhe kryetar grupi. Mezi prisja sot të kishim një debat për luftën kundër kriminalitetit, e kishte kërkuar opozita, unë e kisha miratuar.

Të gjithë e dimë se SPAK-un e mbështet vetëm një forcë politike, Partia Socialiste. E mbështes fuqimisht, ka qenë prioritet i imi si ministër, është tashmë prioritet i Albana Koçiut si ministre  pastrimi i policisë nga elementët kriminalë.”, tha Taulant Balla.

 

pengmarrja e biznesmenit

Lini një Përgjigje