TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 13:43

Shabani përshëndeti me puthje opozitën, Bardhi: Karagjoz, na provokoi

Shkruar nga Pamfleti

Shabani përshëndeti me puthje opozitën, Bardhi: Karagjoz, na

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka përgëzuar kolegët e tij demokratë lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend.

Bardhi tha se ajo që u pa në sallë nga deputetët, ishte ngritja e tyre në lartësinë e detyrës për t’i shërbyer interesit publik.

“Shqiptarët s’mund të jenë peng i një qeverisje të korruptuar. I shpreh mirënjohjen çdo deputeti që sot u ngrit në lartësinë e detyrës për t’i shërbyer interesit publik, do marrim nesër pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe vota jonë është e qartë, pro drejtësisë dhe pro përgjegjësisë të një zyrtari të korruptuar, të Ramës, që është Belinda Balluku, askush nuk mund ta mbyllë korrupsionin e Ballukut në kasafortë.

Dua të dënoj shkeljen e procedurë parlamentare, që ka kryer kryetari i Kuvendit. Ky nuk është rasti i parë. Deputetët anëtarë nuk janë njohur me provat, por edhe urdhri i prokurorit nuk i është vënë në dispozicion deputetëve, urdhri nuk ndalon deputetë të njihen me materialet urdhri ndalon të pandehurën Balluku të njihet materialet e sjella në Kuvend dhe Peleshi bën të kundërtën”, tha Bardhi.

Ndërsa lidhur me betimin e Shabanit, ai e cilësoi si një karagjoz që provokon opozitën. Bardhi shtoi se Rama është kryekaragjozi dhe sipas tij, pritej emërimi i Shabanit si Avokat i Popullit.

“Kemi një karagjoz që puth me duar e me këmbëve deputetë duke provokuar opozitën. Rama është krye karagjozi dhe mos prisni emërime të tjera të një niveli të duhur përfaqësimi”, u shpreh Bardhi.

 

 

shabani bardhi

Lini një Përgjigje