TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2025, 13:20

Balla i përgjigjet opozitës: Presidenti nuk do shkarkohet, s’ka kryer asnjë shkelje!

Shkruar nga Pamfleti
Balla i përgjigjet opozitës: Presidenti nuk do shkarkohet, s’ka
Taulant Balla

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve këtë të mërkurë, lidhur me zhvillimet në Kuvend.

Më tej, Balla foli edhe për kërkesën e PD-së për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj. Ai tha se kërkesa do të rrëzohet dhe se Presidenti nuk do të shkarkohet.

"Shkeljen e vërteton Kushtetuesja, jo ky personi”, theksoi ai, referuar kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhi.

Gazetarët: Po pse nuk ngrihet një komision hetimor lidhur me gjithë këto akuza në drejtim të Kreut të Shtetit shqiptar, Bajram Begaj?

Balla: S’më ka ardhur kërkesë për komision. Po si është procedura? Po për këtë pjesë nuk ma ha qeni shkopin

Sa i takon protestës së 17 tetorit në sheshin Skënderbej në Tiranë u shpreh: Ne shqiptarët na karakterizon atdhedashuria, bashkimi bën fuqinë thoshte Skënderbeu! Kjo nuk është partiake, kush e ka zemrën në vendin e duhur do të jetë atje. Unë do të jem atje dhe do të shpreh solidaritetin tim. Do të jemi atje për të dërguar një mesazh solidariteti ndaj 4 komandatëve, por edhe gjakut të derdhur.

 

presidenti bajram begaj taulant balla

Lini një Përgjigje