TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2025, 12:46

Gazment Bardhi kërkon shkarkimin e presidentit: Shkeli 7 herë Kushtetutën

Shkruar nga Pamfleti
Gazment Bardhi kërkon shkarkimin e presidentit: Shkeli 7 herë
Bardhi kërkon shkarkimin e presidentit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë, 15 tetor, ku ka deklaruar se kanë kërkuar nga Kuvendi sot, fillimin e procedurave parlamentare për shkarkimin e presidentit të republikës Bajram Begaj.

”Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kam dorëzuar sot në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Bajram Begaj për shkelje të rënda, e në mënyrë të vazhdueshme, të Kushtetutës së Shqipërisë. Kërkesa është e argumentuar gjërësisht në një material prej 80 faqesh, të mbështetura mbi 21 prova shkresore prej 224 faqesh, të cilat dëshmojnë se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e procedurës që kemi inciuar, por po ashtu jemi të bindur se Bajram Begaj nuk mund të vazhdojë të jetë de iuro Kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, funksione të cilat i ka humbur prej shumë kohësh tashmë.”, ka deklaruar Bardhi pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve.

Sipas tij, presidenti Begaj ka konsumuar 7 shkelje kushtetuese të rënda.

“Pas një analize shteruese të provave, fakteve, Kushtetutës së Shqipërisë, legjislacionit të brendshëm dhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese nga ekspertët ligjorë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kemi arritur në konkluzionin se Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka konsumuar 7 shkelje të rënda të Kushtetutës dhe Ligjit, të cilat përbëjnë shkaqe të mjaftueshme për shkarkimin e tij nga detyra”, shtoi Bardhi.

gazment bardhi kërkon shkarkimin e presidentit

Lini një Përgjigje