TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2025, 11:09

Konferenca e Kryetarëve, Gjekmarkaj-Peleshit: Po ju komandojnë, mbylleni Kuvendin dhe reflektoni

Shkruar nga Pamfleti

Konferenca e Kryetarëve, Gjekmarkaj-Peleshit: Po ju komandojnë,

Opozita vijon me debate në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku akuzon kryetarin Niko Peleshi se po i mohon fjalën deputetëve të PD-së.

Në mbledhje, deputeti Agron Gjekmarkaj me ironi i tha Peleshit se nëse është lodhur, ta mbyllë Kuvendin. Ai shtoi gjithashtu se Peleshin po e komandojnë socialistët. 

Më tej, Gjekmarkaj iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke i thënë që të kërkojë falje për një ‘fyerje të bërë larg mikrofonit në Kuvend’.

“Unë mendoj se secili është përgjegjës për veten dhe për retorikën që ndërton! Ju na thoni: “Fol si duhet, fol ashtu, fol kështu, fol gjatë, fol shkurt, mos bëj moral, mos bëj zhurmë…”

Por a është normale që nga pala tjetër të na mësojnë se si duhet të sillen deputetët? Kjo është çështje e secilit. Mos u sillni me arrogancë si edukatorë!

Më bëri përshtypje në sallë një fyerje që zoti Balla bëri jashtë mikrofonit, ndërsa zonjat e PS-së, të cilat shtrembëruan fytyrën për fjalët e Bardhit, nuk e dëgjuan “aromën akustike” të metaforës së Taulant Ballës! Gjithë kohës mbani dy standarde, dhe zoti Balla duhet të kërkojë falje. Nuk e kuptoj këtë çmenduri të këtyre muajve njoftime, procesverbale, dhe pastaj ikni me vrap!

Meqë jeni lodhur, ju sugjeroj ta mbyllni këtë parlament deri në pranverë: pushoni, reflektoni kalon dimri, vjen pranvera, dhe pastaj shohim e bëjmë! Më vjen keq për ju, zoti kryetar, sepse po ju zhbëjnë, po ju nxjerrin në prita, po ju komandojnë nga poshtë e nga lart! Thonë që për gjashtë muaj do t’ju zënë vendin! Nuk po bëj diversion, por po konstatoj derexhenë institucionale ku jemi katandisur”, tha Gjekmarkaj.

Lini një Përgjigje