TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Tetor 2025, 11:53

PD kundër Ligjit për Barazinë Gjinore, Boçi: Cenon familjen, duhet kohë për debat!

Shkruar nga Pamfleti

PD kundër Ligjit për Barazinë Gjinore, Boçi: Cenon

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Partia Demokratike ka kërkuar heqjen nga programi i punës së Kuvendit të projektligjit për Barazinë Gjinore, duke e konsideruar atë një nismë me ndjeshmëri të lartë publike dhe sociale.

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deklaroi se ligji në fjalë prek drejtpërdrejt vlerat tradicionale të familjes shqiptare dhe se miratimi i tij në formën aktuale do të ishte i nxituar dhe i njëanshëm.

Ai theksoi se ka një interes të madh nga grupe të ndryshme interesi, përfshirë organizata të shoqërisë civile dhe komunitetet fetare, të cilat sipas tij janë kundër përmbajtjes aktuale të ligjit dhe kërkojnë të përfshihen në konsultime publike më të gjëra.

“Ky ligj duhet të hiqet nga programi i punës së Kuvendit, pasi është një ligj me ndjeshmëri të lartë publike dhe që, në thelb, cenon familjen. Duhet t’i japim kohë debatit, pasi, siç jemi në dijeni, ka një interes të madh nga grupe të ndryshme interesi, përfshirë edhe komunitetet fetare, për t’u përfshirë në konsultime dhe debat. Këto grup dhe komunitete janë kundër”, tha deputeti Luçiano Boçi.

Lini një Përgjigje