TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2025, 22:16

Arlind Qori: Fondet që jepen për bujqësinë, shkojnë për adminsitratën

Shkruar nga Pamfleti
Arlind Qori: Fondet që jepen për bujqësinë, shkojnë
Arlind Qori

Kreu i Lëvizja Bashkë’, Arlind Qori, tha se bujqësia shqiptare është nga më të nënfinancuarat.

Ai theksoi se shumica e fondeve që jepen për bujqësinë, shkojnë për administratën.

"Shqipëria ka një strukturë ekonomike tejet problematike. Shumë nga bashkëqytetarët tanë janë pak a shumë të vetëpunësuar.

Prodhojnë diçka të vogël, e shesin edhe mbijetojnë. Po të marrim shifrat e të punësuarve në bujqësi, ne kemi ndër shifrat më të larta.

32% e forcës punëtore është në Bujqësi. Por këta nuk është se janë punëtorë të fermave të mëdha bujqësore, shumica dërrmuese e tyre janë fshatarë që prodhojnë diçka të vogël e nxjerrin në treg edhe mbijetojnë me të.

Me këto masa që do të marri qeveria, nuk e di ça do të bëjë. Do ti falimentojë edhe këta?

Do që edhe këta që kanë mbetur në fshat të ikin nga fshati? Nëse ne e shohim problemin edhe më gjerë, bujqësia shqiptare është nga më të nënfinancuarat, nënsubvencionuarat dhe nga më të keqfinancuarat.

Shumica e fondeve  që jepen për bujqësinë në Shqipëri shkojnë për administratën", tha Qori për "Ora News".

 

 

 

 

Lini një Përgjigje