TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2025, 21:29

"Askush nuk e besoi se do hynim në Parlament", Shehaj: Do të donim një rezultat më të mirë! 

Shkruar nga Pamfleti
"Askush nuk e besoi se do hynim në Parlament", Shehaj: Do
Agron Shehaj

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se forca që drejton ka fituar garën në 11 maj, nëse bëhet fjalë për rivalitet mes partive të reja.

Shehaj thekson se askush nuk besonte se “Mundësia” do siguronte karrige deputeti në parlament, një vit më parë kur u krijua.

Ai shprehet se ndryshimi nuk ndodh brenda një dite, por është një proces afatgjatë. Mundësia tashmë ndodhet në një proces ristrukturimi, për t’u bërë thotë Shehaj një forcë perëndimore.

"Kam qenë garues, jam kryetar partie me një grup të rinjsh për një projekt politik të ri për të dhënë një alternativë në politikën shqiptare. Nëse do shikojmë zgjedhjet e fundit themi që qartësisht e fituam garën, nëse ka patur garë mes partive të reja. Do donim një rezultat më të mirë se patëm, shumë presin që gjërat të ndryshojnë brenda ditës, çdo ndryshim ka një proces.

Krijuam një parti politike para 1 viti, askush nuk besoi se do hynim në parlament. Kemi patur një rezultat të mirë sidomos në qendrat urbane. Kemi patur një rezultat zhgënjyes në fshatra dhe zona rurale. Kjo është gjë e mirë, se vlerësohemi nga profesionistët, shtresa e mesme.

Lajmi i keq është që duhet të punojmë më shumë në zonat rurale. Ishte viti i parë i krijimit të kësaj partie. Kam qenë financuesi i vetëm i kësaj partisë, kjo i përket një fazë fillestare. Tani kemi filluar një proces riorganizimi, dhe po strukturohemi si një parti perëndimore, me një plan afatgjatë", tha Shehaj për "News24". 

Lini një Përgjigje