
Vizita e fundit e Edi Ramës në Vlorë, këtë herë me helikopter, ka nxitur reagime të forta. Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka ironizuar hapur mënyrën luksoze të lëvizjes së kryeministrit, duke e krahasuar me “mbretërit mesjetarë”.
Në një postim në rrjetet sociale, Qori shkruan se Rama shmang trafikun e Vlorës me helikopter, njësoj siç bredh me çarter privat nëpër botë. Sipas tij, luksit të Ramës i mungon vetëm një shërbëtor personal, për t’u kujdesur për nevojat intime.
“Bredh me çarter privat nëpër botë. Në Vlorë shkon me helikopter që të mos e bezdisë trafiku. Tani i ka mbetur që, si mbretërit mesjetarë, të marrë një shërbëtor që e ndihmon në punët e sikletshme të tualetit” shkruan Qori.
Pamjet e udhëtimeve ajrore, të paguara nga buxheti i shtetit, po nxisin gjithnjë e më shumë pakënaqësi, ndërsa opozita kërkon transparencë për kostot dhe prioritetet e qeverisë.
Lini një Përgjigje