TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2025, 14:35

Arben Meçe: Berisha po zhgënjen, në 11 maj diskutohet nëse PS i merr ose jo 84 mandate

Shkruar nga Pamfleti

Arben Meçe: Berisha po zhgënjen, në 11 maj diskutohet nëse

Analisti Arben Meçe thotë se fitorja e PS është e padiskutueshme në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa ajo që shihet tani është nëse do të jetë një fitore peblishitare me 2/3.

Për Abcnews, Meçe parashikoi rënie të mëtejshme të PD në sondazhet e ardhshme.

Këto zgjedhje praktikisht janë imazh i liderëve , pra besueshmëria te lideri. Po të analizosh situatën sheh që përqindja e PD dhe koalicionit afrohet te Berisha dhe përqindja e PS afrohet te Rama. Ka një ndryshim thelbësor, që Rama është mbi partinë dhe po e tërheq partinë, ndërsa Berisha po e shtyn mbrapsht. Ajo që duhet të lexojmë, nuk është rezultati. Edhe në sondazhet e tjera Rama është 50-55 % Berisha 30-35 %.

Tani ne presim surprizën do kalojë apo jo 2/3 ndërsa për fitoren nuk besoj diskutohet më. Opozita nuk do e kalojë asnjëherë 35 % dhe pritshmëria ime është që do ketë akoma më tepër rënie, shenjat e zhgënjimit nga Berisha janë të dukshme dhe të lexueshme.

Aktivitetet që bën Berisha janë shumë të vakta, tashmë falë gabimeve që po bën në artikulim e jo vetëm, të gjitha këto na sjellin që pritshmëria ime është që në sondazhin e mëtejshëm PD do ketë rënie, dhe diferenca do thellohet edhe më tej.

Do jemi në rezultate peblishitare për PS”, u shpreh Meçe për ‘News Line’.

Lini një Përgjigje