Deklaratat me tone humori të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi në Kavajë, ku përmendi edhe fotot e tij nudo që qarkulluan vite më parë, kanë ngjallur reagim nga kreu i Koalicionit për Shqipërinë Europiane, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka kritikuar mënyrën e komunikimit të Ramës, sidomos për gjuhën që, sipas tij, është e papërshtatshme për një audiencë të re.
“O Rame, i paske lëshuar pëllumbat, si mor burr u thu fëmijëve futuni më shikoni mu nudo. Po pse mo Ram, ai është modeli jot për zgjedhje?!”, thotë Basha.
Duke vijuar me një gjuhë të ngjashme ironike, Basha shton se “pëllumbat” e Ramës janë shpërndarë për shkak të një rrethi shoqëror që sipas tij, ka degraduar.
“Leje që ka kalu shumë kohë mo Ram, kanë ndryshu gjonat. Pse me fotot e vjetra do bësh fushatë ti mo Ram. Po ndonjë të re, apo ke frikë na le me risk brenda. O Rame, të kanë ikur pëllumbat, se i ke shokët tek 7x7-313, s’ke faj. E Rame, Rame çfarë halli t’ka gjet, edhe fotot e vjetra do me i nxjerr prej hallit 7x7-313 Rame. Pllumat Rame, pllumat”, shkruan Basha.
Lini një Përgjigje