
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i është përgjigjur deklaratës së Ramës ditën e sotme. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se mosha për të është avantazh, duke e krahasuar me rastin ‘Biden’.
Kryedemokrati është shprehur se mosha është një favor për të, ndërsa fton sërish Ramën në debat publik. “Të shohim se kush ka shenja të rrjedhjes”, tha Berisha, duke iu përgjigjur kështu refuzimit të Ramës për debat.
“Personalisht unë e kam ftuar Edi Ramën dhe e ftoj në çdo kohë dhe në çdo studio që të zgjedhë ai, dhe në çdo shesh publik, të ballafaqohemi pak dhe të shohim se kush ka shenja të rrjedhjes dhe t’ua tregojmë shqiptarëve. E dyta, thashë se kjo besoj është pjesa më serioze që mund të paraqes përpara qytetarëve. Lidhur me moshën, të them të vërtetën, unë e konsideroj avantazh. Rikthimi im nuk ka aspak në bazë ambicie për karrige dhe për luks. Nuk del njeri të thotë që unë i kam pasur këto në rini. Nga mosha, mua më mbetet vetëm eksperienca e çmuar”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje