
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se ata që votojnë kënetën janë autik politikë.
“Autizmi është zbuluar tek fëmijët, por tani edhe tek të rriturit. Këtë sëmundje e ka pasur Hitleri, e ka pasur Enveri,” u shpreh Berisha, duke e quajtur deklaratën e Ramës një “super skandal”.
Berisha theksoi se pas sfidave të autizmit qëndron një heroizëm i jashtëzakonshëm i prindërve dhe veçanërisht i nënave që përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha. Ai akuzoi Ramën për përçmim dhe mungesë njerëzillëku, duke thënë se “është turp që një njeri që shprehet kështu të quhet prind apo baba”.
Lini një Përgjigje