TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2025, 10:51

“Më kanë hequr dëshirën për të fjetur gjumë”, Rama: Mjerë populli që harxhon kohën, kush zgjedh kënetën është autik

Shkruar nga Pamfleti

“Më kanë hequr dëshirën për të fjetur

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i PS-së, nga Gjirokastra ku po zhvillon takimin e rradhës në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, tha se nuk sheh më televizion prej 2009-ës, duke theksuar se e besdisin shumë emisionet e mbrëmjeve me panelistë dhe të ftuar.

“Në televizor shoh ndonjë ndeshje, ndonjë film, po ata analistët që dalin dhe flasin, nuk i ndjek më që prej 2009-ës.

Dje hyra në youtube për të parë një gjë dhe më iku edhe dëshira për gjumë. Mjerë populli që harxhon kohën për të ndjekur këto emisionet ku dalin panelistë dhe thonë populli është i sëmurë sepse na voton ne. Pastaj thotë ne jemi si Rusia. Po të ishim ne si Rusia do të ishin ata panelistët në burg sot. Shko dhe thuaj në Rusi është një popull i sëmurë dhe e sheh ku shkon.

Por ata janë pushtet më vete, mund të thonë çfarë të duan, unë nuk i ndjek”, tha Rama.  

Kreu i qeverisë theksoi se kush zgjedh kënetën në vend të BE-së është autik politik.

“Paguajtën lekët e dynjasë për të paguar Latifin. Më hidhen mua pse them gjysma e burrave janë çyrykë.

Po ça të them, e them si metaforë, nuk është raport klinik. Për mua kush shkon në kënetë është gjysmak. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën dmth nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, tha Rama.

Lini një Përgjigje