TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2025, 09:07

Rama shpërthen në ofendime ndaj mbështetësve të Berishës: Janë çyrykë dhe gjysmakë! 

Shkruar nga Pamfleti
Rama shpërthen në ofendime ndaj mbështetësve të
Edi Rama

Rama ka shpërthyer në ironi dhe ofendime ndaj atyre që mbështesin Berishën, duke i quajtur gjysmakë dhe çyrykë.

Kryeministri Edi Rama si çdo të martë, ka bashkëbiseduar me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy” në Facebook.

Kreu i PS ka shpërthyer me kritika të ashpra ndaj një emisioni televiziv ku ishte i ftuar një sondazhist amerikan, i njohur për afërsinë e tij me ish-presidentin Trump dhe për parashikimet e sakta në zgjedhjet presidenciale amerikane. Duke e cilësuar paraqitjen e tij si “trishtim të madh” dhe “pasqyrë e kënetës mediatike”,
Rama u shpreh i shokuar nga çfarë, sipas tij, i serviret publikut shqiptar mbrëmjeve.

“Kishte dalë ky sondazhisti i Trump në një nga kanalet televizive dhe isha kurioz se ai është interesant dhe i veçantë në fushatën amerikane. Ishte kundër rrymës ndërkohë që shumica dërrmuese e sondazheve jepnin Kamala Harris fituese, ky këmbëngulte në të kundërt edhe pse marzhet ishin shumë të ngushta dhe në fund i dolën parashikimet e tij. Thashë hajde të shohim njëherë se si e sheh ky Shqipërinë dhe ai kishte inserte disa minuta. O Perëndi e madhe çfarë më kanë dëgjuar veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh dhe dëgjon populli shqiptar mbrëmjeve në pasqyrat e kënetës mediatike. Një tmerr, merreni me mend një nga konkluzionet që kishte nxjerrë sondazhisti ‘Ne jemi realisht më të mirët në Shqipëri, e them pa asnjë rezervë, sepse punojmë çdo muaj prej vitit 2007 me sondazhe dhe anketime dhe e dimë se çfarë mendon opinioni publik prandaj dhe unë nganjëherë kur vjen dita jam në gjendje të bëj “parashikimet”, por janë lexime të opinionit për prirjen e votës dhe kemi kapacitetin që t’i lexojmë dhe kuptojmë fare mirë sondazhet e tjera. Në një pasqyrë të tij zotëria thoshte se vendi po shkonte në drejtimin e duhur, 50% mendonin kështu”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera ai ka shpërthyer në ironi dhe ofendime ndaj atyre që mbështesin Berishën, duke i quajtur gjysmakë dhe çyrykë.

"Ç’më kanë dëgjuar veshët me disa individë që nuk e di se çfarë i motivon që çohen në mëngjes. Nëse ushqejnë trurin gjatë ditës dhe fillojnë e bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik dhe social, personazheve politike dhe sociale dhe popullit. Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri. Njëri më i pabesueshëm se tjetri. Një konkluzion ishte që populli është i sëmurë që mendojnë se ky vend po shkon në drejtimin e duhur, një tjetër ishte që ose këtu ka një autokraci me pasqyra moçalesh mediatike që çdo natë flasin nga këto çmendurish. Këta s’e kanë idenë se çfarë është autokracia, dhe s’do ju binte radha të dilnin në Tv, por as të kishin kompjuter nëse do ishim në autokraci. Një konkluzion tjetër është se Rama i ka blerë. Këta që mua më hidhen në fyt dhe pse e them se gjysma e burrave janë çyrykë në sensin metaforik. Nuk flas për kusht klinik, të shkosh pas kënetës je gjysmak. Gjysma tjetër janë ok”, tha Rama.

Lini një Përgjigje