TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2025, 07:25

Me Trump apo Soros? Kokalari i vendos kryqin Berishës: Asnjë se beson variantin tënd

Shkruar nga Pamfleti

Me Trump apo Soros? Kokalari i vendos kryqin Berishës: Asnjë se beson

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, vijon të thumbojë në distancë kreun demokrat, Sali Berisha.

Ish-kryeministri që pretendon të rikthehet në pushtet në zgjedhjet e 11 majit në krye të koalicionit “Aleanca Shqipëria Madhështore” kishte postuar në rrjetet sociale një foto, duke e vendosur veten e tij në krah të Trump, ndërsa në anën tjetër ishte Edi Rama dhe Soros. Berisha ngrinte pyetjen në cilën anë të historisë do të jesh.

Me Trump apo Soros? Kokalari i vendos kryqin Berishës: Asnjë se beson

Por Kokalari në një reagim në rrjet shkruan se mes Berishës dhe Trump nuk ka asgjë të përbashkët.

“Ti & Trump s'keni asgjë të përbashkët! Asnjë nuk e beson variantin tënd. i imi është 1000% më i besueshëm. Pyet sovranin nëse nuk më beson!”, shkruan Kokalari, teksa në foton e postuar nga Berisha në krah të Trump ajo vendos një kryq madh.

Me Trump apo Soros? Kokalari i vendos kryqin Berishës: Asnjë se beson

Kokalari, e cila në shtator 2021, kohë kur Berisha nisi "Foltoret" në aksionin për marrjen nën kontroll të PD-së dhe largimin e Lulzim Bashës, u shfaq në krah të kryeministrit, prej kohësh është kthyer në një prej kritikeve më të forta të tij. Kokalari akuzon Berishën se shiti kauzat konservatore dhe nuk arriti të Rithemelonte PD-në. 

Lini një Përgjigje