TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2025, 22:00

Sondazhi amerikan për 11 majin: 61 % mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur, ja sa vota ka në krah Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi amerikan për 11 majin: 61 % mendojnë se vendi po shkon

CEO i McLaughlin & Associates, John McLaughlin, ka bërë publike të dhënat e sondazhit lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sondazhi është bërë publik në emisionin Top Story në Top Channel, i cili ka bashkëpunuar me sondazhistin që parashikoi rezultatin e presidentit Donald Trump në presidencialet e SHBA-së.

Referuar të dhënave të publikuara, 50.7% e të anketuarve në sondazhin e realizuar nga McLaughlin & Associates mendojnë se Shqipëria po ecën në një “drejtim të mirë”.

10.3% e të anketuarve mendojnë se vendi është në “drejtim fort të duhur”, ç’ka tregon një total prej 61% të qytetarëve që shprehin një qëndrim pozitiv në lidhje me drejtimin e vendit.

Nga ana tjetër, 47.5% e qytetarëve e konsiderojnë drejtimin e Shqipërisë si të gabuar, ndërsa 23.1% janë më të ashpër në qëndrimin e tyre, duke e konsideruar si një “drejtim fort të gabuar”. Në total, 70.6% e të anketuarve shprehen negativisht për qeverisjen e vendit.

Sondazhi amerikan për 11 majin: 61 % mendojnë se vendi po shkon

Vetëm 1.5% e të anketuarve janë shprehur se Shqipëria nuk është as në një drejtim të mirë dhe as të keq, ndërsa 0.2% nuk kanë ditur ose kanë refuzuar të përgjigjen.

“Do të zhvillojmë dhe dy të tjera, bëjmë sondazhe derë më derë, ajo që është interesante madje ka edhe sondazhe para zgjedhjeve, kanë pak ndryshime, elektorati shqiptar është pak a shumë si ai amerikan, renditja e tij është 53 në favor, 43 jo të favorshme, 46 kundërshtime ndaj tij, persona që e pëlqejnë atë apo e mbështesin janë diku tek 1% e votës. Nuk ka shumë luhatje, mund të jetë betejë që mund të arrijë të paktën 1% që të kalojnë pragun.

Është më tepër një vend i së majtës dhe i qendrës, do të thotë se ka një në 10 që e quajnë veten të majtë dhe një në 10 që e quajnë veten të qendrës. Berisha i cili është kandidati kryesor opozitar, ka 39 % të votave në krah të tij, kur shikon votat e kryeministrit dhe krahason votat me të Berishës, Berisha ka 1 në 4 që e quajnë veten të qendrës kurse kryeministri ka gati gjysmat.

Të qendrës synojnë t’i afrohen kryeministrit, më pas kemi dhe partitë e vogla. Ne identifikojmë ata persona që kanë prirje për të votuar, ka persona që janë shprehur që nuk janë të interesuar, kampioni mbështet tek ata që votojnë gjithnjë dhe zgjedhjet kryesore”, tha McLaughlin.

 

Lini një Përgjigje