TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2025, 18:33

Berisha: Luljeta Bozo merr rrogë deputeti, nuk flet si pensioniste

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Luljeta Bozo merr rrogë deputeti, nuk flet si pensioniste

Sali Berisha, kreu i PD-së, ka ironizuar një deklaratë të bërë nga deputetja socialiste Luljeta Bozo, e cila tha se pensionistët po jetojnë dhe asnjë nuk po vdes.

“Po jetojnë pensionistët. Çfarë, po vdesin pensionistët? Asnjë s’po vdes. Po jetojnë që çke me të!”, u shpreh një ditë më parë e ftuar në emisionin "Off the Record" në A2 CNN, deputetja socialiste Luljeta Bozo.

Berisha ka shpërndarë një video të shkurtër të saj në rrjetet sociale, ndërsa reagon duke shkruar: “për vete merr rrogë deputeti, prandaj pensionistët janë mirë!”.

Lini një Përgjigje