TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2025, 17:58

Premtimet evropiane të fushatës zgjedhore, Rama në Durrës: Në mandatin e katërt do të keni ujë 24 orë!

Shkruar nga Pamfleti

Premtimet evropiane të fushatës zgjedhore, Rama në Durrës:

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbështetësit e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar të Durrësit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përveç premtimit për pasaportën Europiane, Rama përsëriti premtimin e përhershëm për ujë 24 orë. Kryeministri u zotua se kjo problematikë do të marrë fund në këtë qark përgjatë mandatit të katërt.

“Kur kemi marrë mandatin e tretë kam thënë do ta mbështesim Durrësit dhe po të shohësh shifrat, kështu ka ndodhur vërtetë.

Durrësi është një nga qytete që e ka patur problem ujin e pijshëm, historikisht. E ka pas gjithmonë me orar, me probleme, me zona pa ujë fare dhe sot jemi në Bashkinë e Durrësit në nivelin me ë mirë të furnizimit me ujë. Kemi zona me 24 orë ujë dhe me investimin e ri që do të bëjmë, do ta përmbyllin në mandatin e katërt edhe këtë problematikë. Durrësi nuk do të ketë më fare problem me ujin e pijshëm”, tha Rama.

Lini një Përgjigje