TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2025, 15:49

‘Nuk futi në listën e kandidatëve për deputet kryetarin’, Berishës i ikën edhe një parti nga koalicioni

Shkruar nga Pamfleti

‘Nuk futi në listën e kandidatëve për deputet

Koalicioni ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ që u formësua nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj ka humbur edhe një prej partive që ishin përfshirë në listë.

Bëhet fjalë për partinë ‘Ora e Shqipërisë’ me kryetar Zef Shtjefnin, që i është drejtuar me një kërkesë KQZ për ta çregjistruar si pjesë të koalicionit.

Shtjefni shprehet se nga momenti që është krijuar koalicioni nuk ka funksionuar, ndërsa arsyeja e largimit nga ‘Shqipëria Madhështore’ lidhet me faktin se ai nuk është përfshirë në listat e kandidatëve për deputet.

“I nderuar Z.Kryekomisioner! Ju njoftoj se Partia Ora e Shqipërisë në koalicion me Alencën për Shqipërinë Madhështore nuk ka funksionuar që ditën kur është firmosur marreveshja!

Aleanca për Shqipërinë Madhështore nuk ka futur në listën e hapur Kryetarin e partisë, nuk ka ftuar Partine Ora e Shqipërisë në hapjen e fushatës elektorale, por Kryetari i partisë mori pjese i pa ftuar në takim.

Në këto kushte, kjo Aleancë ka shkelur marrëveshjen me Partinë Ora e Shqipërisë, prandaj kërkojmë largimin nga ky koalicion që nuk respekton marrëveshjen me aleatët e tij”, shkruan Zef Shtjefni.

‘Nuk futi në listën e kandidatëve për deputet

Më parë largimin nga koalicioni i Berishës e deklaroi edhe aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian e drejtuar nga Vasil Sterjovski, i cili është përfshirë në listat e kandidatëve për deputet të PS-së. Po kështu është larguar nga ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ edhe Selami Jenisheri.

 

Lini një Përgjigje