TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2025, 13:19

"Nuk e zë as gjumi", Berisha ironizon Ramën: Makthi i tij është pikërisht LaCivita! 

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk e zë as gjumi", Berisha ironizon Ramën: Makthi i tij

Kreu i PD Sali Berisha ka folur me tone ironike ndaj reagimeve të Ramës për bashkëpunimin e tij me strategun amerikan Chris LaCivita, duke e cilësuar si “makthin” e kundërshtarëve të tij.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se prania dhe mbështetja e LaCivitës i ka shkaktuar “shkallmim total” kryeministri. 

“Thuaj mos t’i qajë hallin kalorësit, se i varen këmbët… çfarë t’i thuash atij”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se komunikimi me strategun amerikan është i vazhdueshëm dhe intensiv, si në terren ashtu edhe online.

"Makthi i tij është pikërisht Chris LaCivita, atë gjumi nuk e zë. Shkallmoi komplet pas shfaqjes së Chris krah Sali Berishës, jemi në lidhje nonstop me Chris dhe këtu edhe online", tha Berisha.

 

 

Lini një Përgjigje