TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2025, 13:43

Shpërblim deri në 1 mijë euro, Berisha justifikon Adriana Kalanë: E kishte për stafin, jo për votat

Shkruar nga Pamfleti

Shpërblim deri në 1 mijë euro, Berisha justifikon Adriana

Kreu demokrat Sali Berisha ka justifikuar kandidaten për deputete në Qarkun e Tiranës, Adriana Kalaja, e cila përmes një postimi në rrjetin social, tashmë të fshirë, vendosi 3 çmime që varionin nga 200 në 1 mijë euro për 3 nga ndjekësit e saj.

“Është një keqkuptim, jo shitblerje vote. Siç e kam kuptuar unë. Megjithatë ajo e ka hequr statusin pikërisht se krijon një keqkuptim. Ajo e ka patur fjalën për anëtarët e stafit të saj, siç e kam kuptuar unë.

Cili nga anëtarët e stafit do punojë më shumë, do ketë këtë shpërblim. Por ai status është hequr, pikërisht se kanë menduar se ka krijuar një keqkuptim”, tha Berisha, duke gjetur kështu një justifikim për kandidaten për deputete.

Pak ditë më parë, Kalaja, shprehej se çmimet do ndahen me transparencë në datën 10 maj.

Shpërblim deri në 1 mijë euro, Berisha justifikon Adriana

Lini një Përgjigje